Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/a9bc968136eb7523e233646bdb623e07.jpg

Familja e Rita Orës votojnë përmes postës



Mes shqiptarëve të diasporës që kanë të drejtë vote, janë edhe familjet e këngëtareve shqiptare me famë botërore: Rita Ora e Dua Lipa.

Dy vajzat të cilat u rritën në Mbretërinë Bashkuar i sollën njohje globale Kosovës dhe jo vetëm.

Duket se familjet e të dyjave janë të angazhuar që të votojnë përmes postës për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2021.

Ka qenë së fundmi babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu-Ora, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ka kryer obligimin e tij qytetar përmes postës.

Ai u shfaq me një zarf, në të cilin ka të futur votat e familjes, në mbishkrimin e së cilës shkruajti: “Me fat Kosovë”.

Ndërkohë, një thirrje për të votuar muaj më parë e ka bërë edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu ka votuar përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon çdo ditë të pranojë zarfe të shumta me votime që vijnë nga shqiptarët e Kosovës anë e mbanë globit.

 

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera