Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/fjolla-morina.jpg

Fjolla Morina thyen përsëri ligjin



Fjolla Morina ka thyer arrestin e shtëpisë, duke u larguar nga banesa në të cilën duhet të qëndrojë në Kukës.

Kjo gjë është mësuar pas një kontrolli që një patrulle policie e drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë në banesën ku ajo qëndronte me qira.

Policia ka marrë informacione se Morina nuk e ka respektuar masën “arrest shtëpie”, ndaj është nisur për një kontroll drejt banesës së saj.

Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur.

Këngëtarja duket se është larguar nga shtëpia, por ende nuk është mësuar nëse ajo është arratisur apo ka thyer masën vetëm për t’u larguar nga shtëpia për pak minuta.

Nëse ajo ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, atëherë Fjolla Morina rrezikon të rikthehet sërish në qeli.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Ndërkohë para disa ditësh akuza për Fjolla Morinën ndryshoi nga “armëmbajtje pa leje” në “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Fjolla është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Fjolla ka pranuar akuzën e ngritur ndaj saj. Gjithashtu, ajo ka kërkuar të gjykohet me dënim të shkurtuar me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.

Të fundit

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Info Tjera