Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/genta-ismajli.jpg

Genta Ismajli i ngritë temperaturat në klipin e ri (Video)



Është lëshuar si premierë bashkëpunimi më i ri i këngëtares shqiptare nga Kosova, Genta Ismajli dhe këngëtarit, Marseli i cili shquhet për stilin e tij të këndimit në zhanrin “tallava”.

Kënga e titulluar “Ça me bo” ka një javë që vazhdimisht është paralajmëruar se do të publikohet, gjersa tashmë mund ta gjeni në kanalin e këngëtares, Genta Ismajli në YouTube.

Refrenin e këngës “Ça me bo” ka dy vite që mund ta keni dëgjuar pasi në orgjinal ky refren këndohet nga këngëtari, Aziz Murati gjersa sivjet ka bërë bujë krejt fal një versioni akustik që e kishte sjellë këngëtarja, Merita Latifi.

Në klip, Ismajli shihet e veshur e tëra me të kuqe gjersa nuk kanë munguar stilet unike të vallëzimit të saj.

Kjo këngë duket se e ka futur këngëtaren paska në zhanrin e këndimit “rap”, por njëkohësisht e ka rikthyer Gentën të atillë si në vitet e para të karrierës, kur e mbante fronin e më të mirës në industrinë muzikore shqiptare.

Edhe Marseli, këngëtar ky i cili ka një mori bashkëpunimesh të suksesshme në zhanrin e tij, u pa i veshur në kostumin kuq e zi, për t’i përshtatur kështu dukjes me Gentën.

Për ju që nuk e njihni Marselin, ai ka arritur të depërtojë në skenën muzikore shqiptare atëherë kur kishte bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare, Aurela Gaçe dhe tashmë të ndjerin, Dr. Flori. Kënga e tyre ishte kënga më hit e vitit 2010-të.

Videorealizimi i këngës “Ça me bo” i është besuar “Max Productions” gjersa për muzikën është përkujdesur, Alferd Sula. Teksti i këngës është meritë e Mumës, ndërsa për dukjen e këngëtares janë përkujdesur Sellma dhe Kaci.

Të fundit

Ja kush do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Miss Universe’

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua eventi Miss Universe Albania & Kosova, ku u zgjodh edhe vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe. Gara mes vajza që konkurronin për të përf

Dafina Zeqiri shkëlqen në imazhet me fustanin e kuq

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, njihet për stilin e veçantë gjatë paraqitjeve skenike. Përpos kësaj, ajo është unike edhe në projektet muzikore, të cilat po thyejnë rekorde

Blero paralajmëron publikimin e këngës “Merri sytë e mi”

Blero Muharremi vazhdon të jetë ndër këngëtaret që pëlqehet në mase nga audienca e gjerë. Ai përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar mijëra fansa të tij, të cilët shprehin gatishmëri

Luana çokolata

Nuk po ndalet Luana. Ajo ka shkrepur tri fotografi të reja në Instagram. E në këto foto, Luana Vjollca duket më seksi se kurrë më parë. Ajo duket si një ‘çokollatë’ nga ngjyra e lëkur

Italianja ‘hot’ me format perfekte

Elisa de Panicis është një modele italiane shumë e përfolur në mediat e huaja. Ajo është bërë e njohur prej pjesëmarrjes së saj në reality shown Grande Fratello dhe së fundi si e dashura

Dua Lipa duket për bukuri

Dua Lipa po vazhdon t’i befasoj fansat e saj. Këtë herë jo me muzikë, por me foto. Këngëtarja e njohur ka postuar disa foto ku shihet me një fustan të shkurtë dhe që ia ka shfaqur si ësht

Info Tjera