Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/geor.jpg

Georgina Rodriguez, nga ferri në parajsë (FOTO)



Pa asnjë dyshim, sot Georgina Rodriguez është një nënë e përkushtuar dhe shumë e dashur. Por, para se të takohej me Cristiano Ronaldon, jeta e saj ka qenë një skëterrë e vërtetë.

Historia e saj është e dhimbshme, por njëkohësisht frymëzuese, sesi një vajzë e re kaloi nga ferri në parajsë.

Georgina lindi në vitin 1994 në Argjentinë dhe u rrit në Jaca në Spanjën veriore. Babai i saj, Jorge, ishte një ish-futbollist argjentinas, i cili më pas fatkeqësisht u përfshi në trafik droge. Ai u dënua me 10 vite burg dhe Georgina duhej të jetonte vetëm me motrën dhe nënën e saj në kushte të vështira ekonomike.

Kështu që për t’i shpëtuar kësaj errësire, Georgina i vendosi vetes një qëllim: të bëhej një balerinë. Por fatkeqësisht, vallëzimi mbeti vetëm një pasion për të, pasi trupi i saj nisi të ndryshonte dhe mundësitë financiare ishin të pakta.

Më pas ajo nisi studimet për modë, por mungesa e parave ishte një frenim në suksesin e saj. Dhe mbi të gjitha, në 2011-n, Georgina përballet me një tragjedi të tmerrshme, nëna e saj vdes tragjikisht në një aksident trafiku.

Mirëpo, ajo nuk e lëshon veten, por nisi punë si kameriere në një restorant lokal dhe më pas u zhvendos në Angli ku punoi si dado, por ndërkohë edhe studionte.

Georgina u kthye në Spanjë me shumë aftësi, anglishte të përmirësuar, një diplomë dhe përvojë. Ajo duket sikur u kthye me një qëllim në Madrid, “të pushtojë botën”. Sidoqoftë asaj i dukej ende të punonte për të paguar studimet.

Bukuroshja nisi punë si shitëse në një dyqan te Gucci. Në një ditë me fat për të në vitin 2016, aty hyri Cristiano Ronaldo.

Duket se ishte dashuri me shikim të parë mes të dyve. Në janar të vitit 2017 ata bëjnë publike lidhjen e tyre, duke u shfaqur bashkë në një ceremoni gjigante.

Jeta e Georginës ndryshoi tërësisht dhe sot ka “pushtuar botën” dhe pa dyshim faqet e mediave kryesore botërore.

Të fundit

Afërdita Dreshaj shfaqet në formë të mirë ndërsa fokuson barkun e rritur

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është tashmë në prag të bëhet nënë për herë të parë. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl po presin djalë, duke e bërë kët

Shpallet fituesi i Sanremo 2021, Ermal Meta mes tre finalistëve

Kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën e tij “Un milione di cose da dirti” është renditur në vendin e tretë në Festivalin e 71 të Muzikës Italiane Sanremo 2021. Kënga e tij u vlerësua

Bebe Rexha publikon këngën e re (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e re të titulluar “Sakrifice”. Artistja ka publikuar këngën bashkë me videoklip. Kënga është kompozuar nga vetë këngëtarja dhe përbën një nga këngët

Wanda Nara çmend ndjekësit me foto në rrjet

Wanda Nara di si të provokojë fansat e saj. Shpesh herë bashkëshortja e Mauro Icardit poston në rrjetet sociale foto apo video intime, të cilat marrin një vëmendje jo pak të vogël. Këtë he

JLo mahnit me dukjen në kampanjën e re, në fokus vendos këmbët joshëse

Ylli botëror, Jennifer Lopez vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur në shoubiz. Këngëtarja, së fundi ka realizuar një kampanjë të re për “DSW Designer Shoe Warehouse”, ku prezant

“Bomba ruse” që po tërbon meshkujt

Anastasiia Volk është një nga modelet më seksi të momentit. Bukuroshja ruse ka lënë pa mend ndjekësit e saj me fotot fantastike me bikini. Ajo ka një numër të madh ndjekësish me të cilët

Info Tjera