Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/188620900_10159337363733007_3613419172829302064_n-675x450-1.jpg

Italia rrëmben çmimin e parë në Eurovision



Italia ka fituar edicionin e 65-të të festivalit europian të këngës 2021.

Në 26 këngë konkurente në garën për cmimin e madh në natën finale, me 524 pikë grupi muzikor ‘Maneskin’ i cili performoi këngën ‘Zitti e Buoni’, arriti të ngrejë trofeun në “Eurovision 2021”!

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithcka, duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë. ‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.

Në vendin e dytë me 499 pikë u rendit Franca, ndërsa vendi i tretë me 432 pikë shkoi për Zvicrën, e cila përfaqësohej nga një këngëtar me origjinë shqiptare.

Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears u përfaqësua në këtë kompeticion me këngën me titull ‘ Tout l’Univers’.

Ai arriti të sigurojë votat e jurisë, duke u renditur i parë, nga vota e 39 shteteve me 267 pikë, por ishte vota e publikut ajo që përcaktoi fituesin, duke e zbritur atë në vendin e tretë.

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Karma’, u rendit në vendin e 21-të, me 57 pikë në total.

Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare, 35 pikë ishin votat e publikut për Anxhela Peristerin.

Kompeticioni i këtij viti u zhvillua në Roterdam të Holandës, pas dy vitesh ndërprerje si pasojë e pandemisë Covid-19.

Grupi ‘Maneskin’ rikthen Eurovisionin në Itali pas 31 vitesh. Ata janë artistët e tretë italianë që fitojnë festivalin evropian pas Gigliola Cinquetti në 1964 dhe Toto Cutugno në 1990. Edicioni i radhës do të organizohet në Itali.

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera