Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/collage-19-780x439-1.jpg

Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”:



Ylli i muzikës pop e njëherësh aktorja amerikane, Jennifer Lopez, pranoi çmimin ‘Ikonë’ të dielën më 15 nëntor në “People’s Choice Awards 2020”.

Artistja e “Love Don’t Cost a Thing” u nderua për punën që bëri në të gjitha profesionet – si këngëtare, aktore e po ashtu edhe për karrierën e saj për tre dekada.

Ajo është gjithashtu një producente, stiliste dhe nënë e dy fëmijëve.

Jennifer Lopez (Foto: US Magazine)

Jennifer e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e evenimentit madhështor në “People’s Choice Awards”.

“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”, tha Lopez teksa mori çmimin “Icon of 2020”. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si këngëtare, aktore dhe producente, foli edhe për sfidat e këmbënguljen.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia të mëdha dhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja”, shtoi ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndiej nga të gjithë ju”.

“Faleminderit fansave dhe People’s Choice Awards për çmimin ikonë. Ndihem shumë e nderuar. Unë dua ta dinë të gjithë se mund të bëhesh kushdo që dëshiron dhe t’i bësh gjërat që do. Dhe të jesh krenare për atë që je pa marrë parasysh se nga vjen”, shkroi Lopez në një postim të ndarë në rrjetet sociale. 

Të fundit

Dua Lipa thyen rekord, dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Që është njëra ndër këngëtaret ndërkombëtare me sukses të padiskutueshëm, është padyshim Dua Lipa. Artistja e njohur kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, tek

Kylie Jenner ekspozon format bombastike

Një kostum banje velet, mund të mos jetë veshja më praktike, por Kylie Jenner e bën atë të duket kaq bukur. Në fotot e fundit të postuara në Instagram, bukuroshja 23-vjeçare mahniti me biki

Justin Bieber u kërkon mediave të ndalojnë përdorimin e fotove të tij të vjetra

Justin Bieber u ka kërkuar mediave të bëjnë zgjedhje më të mira në fotot që publikojnë prej tij, pasi ai është lodhur të duket i sëmurë në shkrepje. Autori i “Sorry” pranoi se ishte

Modelja po ndez meshkujt në gjithë botën (Foto)

Belen Rodriguez është një nga modelet dhe aktoret më seksi në botë. Rodriguez është konsideruar si një sex simbol në 2000 dhe 2010 dhe është krahasuar me një nga ikonat e bukurisë. Belen

Rihanna në filmin e njohur

Duket se serisë së dytë të filmit “Black Panther” do t’i shtohet edhe një personazh mjaft i popullarizuar. Është ajo artistja e njohur, Rihanna, e cila së fundmi ka nxitur spekulime se k

Paris Hilton vishet nga stilisti nga Kosova

Paris Hilton parakaloi në eventin e madh “American Music Awards”, me një fustan të argjend, që la përshtypje të mira. Por, fustanin Hilton ia besoi dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti. Një

Info Tjera