Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Jonida-Maliqi-600x360-1.png

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin



Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi ishte sot e ftuar tek “E diela shqiptare”, në një intervistë të veçantë me moderatorin Ardit Gjebrea. Arditi u ndal tek divorci duke e pyetur Jonidën si e mori këtë vendim.

Këngëtarja e vendosur në siklet, i kërkoi Arditit të ishte i limituar me pyetjet e tij.

Jonida: Po kjo ç’lidhje ka?

Arditi: Bashkë jemi, s’na dëgjon njeri. Nuk kemi folur ndonjëherë për divorcin.

Arditi: Nuk të kam pyetur ndonjëherë.

Jonida: Edhe unë nuk kam folur për divorcin, por jam e bindur edhe ti do jesh i limituar në pyetje apo jo?

Arditi: Padiskutim. Si e more vendimin për të bërë divorc?

Jonida: Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet.

Arditi: Ti ishe 17 vjeç kur u njohe?

Jonida: Po isha shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi si pasojë e konsumit, e disa arsyeve të tjera, të cilat do doja të mbeteshin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime.

Arditi: E morët bashkë vendimin?

Jonida: Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy. Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…

Jonida: Ardit unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte. Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin. Duke marrë në konsideratë që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir. Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një inisiativë të tillë. Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenjat.

Arditi: Cili ishte momenti kur the Jonida bëre gabim që e more këtë hap?

Jonida: Kanë qenë shumë momente. Jam qenie njerëzore, gaboj, kam marr vendime të shpejta, kam reaguar në një mënyrë siç nuk duhej të reagoja. Por mendoj se eksperienca e jetës të vlen për të gjetur zgjidhjen, pse jo edhe për të mos gabuar, për të reflektuar.

Të fundit

Rita Ora uron Michelle Obama me rastin e ditëlindjes, e quan mbretëreshë atë

Michelle Obama sot feston 57-vjetorin dhe këngëtarja shqiptare ka menduar për të një dedikim të veçantë. Rita Ora ishte ajo e cila e uroi me fjalët më të ëmbla gruan e ish-presidentit të

Kim Kardashian tregon linjat e përsosura në veshjen prej ari

Së fundi, ka publikuar një fotosesion me veshje prej ari nga prapaskenat e “KKW FragrancMetallic Hearts range”, transmeton lajmi.net. 40 vjeçarja tregoi linjat e bukura në veshjen të cilën k

Modele kaq seksi nuk keni parë ndonjëherë

Ajo është një nga modelet më të nxehta dhe seksi të Instagramit. Modelja Konstantina Gianni çmend ndjekist e saj me pozat e saj provokuese. Gianni shpesh herë publikon foto nudo dhe topless du

“Më bullizuan të gjithë pas rolit në ‘Titanic”- Kate Winslet habit me deklaratën e saj

“Titanic” është pa një nga filmat më të preferuar të të gjitha kohërave dhe ju dha një famë të jashtëzakonshme dy protagonistëve të tij, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Për Kate

Partneri turk i Genta Ismajlit befason shqiptarët

Genta Ismajli dhe Usta janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Dhe duhet thënë se merita më e madhe i takon Ustës, që shumë shpejt është përshtatur me kultur

Dua Lipa e lumtur pasi merr kopjen e “British Vogue” me imazhin e saj në kopertinë

Dua Lipa ndihet e lumtur që mori një kopje të revistës për të cilën pozoi së fundi. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, para pak ditësh pozoi për “British Vogue”.  Art

Info Tjera