Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/33950388-0-image-m-115_1601770586068.jpg

Justin përflitet për një dedikim të koduar për Selenën



Justin dhe Selena patën një lidhje shumë të reklamuar në mes të viteve 2010 dhe 2018, mes ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta.

Justin u martua me Hailey Baldwin në 2018 dhe vetëm pak ditë më pak festuan përvjetorin e dytë të martesës.

E megjithatë, duket se hija e Selenës do e ndjekë gjatë autorin e hitit “Baby”, pasi së fundmi kudo në rrjet thuhet se tatuazhi i tij i fundit i dedikohet pikërisht Selenës.

Muajin e kaluar, 26-vjeçari kanadez na tregoi gdhendjen e fundit në trupin e tij- një trëndafili, që këngëtari vendosi ta bënte në qafë.

Ky trëndafil ka një kërcell të gjatë, plotë me ferra dhe gjethe që shkojnë poshtë qafës, ndërsa sythat arrijnë deri te nofulla.

Mirëpo, fansat e Selenës janë bindur se ky tatuazh është një mesazh i fshehur për këngëtaren 28-vjeçare dhe e mbështesin hipotezën e tyre në dy pika.

Pikë së para, ata shkruajnë se trëndafilat ishin simbol i dashurisë mes Justin dhe Selena gjatë periudhës që ishin në krahët e njëri-tjetrit.

Së dyti, fansat e këngëtarve thonë se në këtë tatuazh ndodhet një “S” e fshehur.

Sipas “The Sun”, Justin kontaktoi me Selenën gjatë izolimit nga pandemia, por ajo ka ruajtur distancën e saj.

Media prestigjioze shkruante asokohe se një person i brendshëm ka thënë: “Selena ka mbajtur distancën e saj nga Justin, por ai kohët e fundit filloi ta kontaktojë përsëri. Ai thotë se nuk mund të rrijë larg njerëzve më të afërt në jetën e tij dhe nuk beson se të komunikuarit është tradhti“.

Kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në thashetheme të tilla, teksa ka pranuar vetë në 2015 kur ishte i ftuar në “The Ellen Show” se i ka dedikuar Selenës 3 këngë: What Do You Mean, Sorry dhe Mark My Words. Ai tha: “Ka shumë gjëra që më kujtojnë atë.  

Ndërkohë, Justin dhe gruaja 23-vjeçare Hailey Baldwin – ishin në një ‘date’ të shtunën, prej nga ku ndanë edhe foto ndërsa pozonin në një rrugë.

Të fundit

Dua të jem në krahët e Robert Berishës!

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, këngëtarja e talentuar Albulena Ukaj, ka folur për takimin me Robert Berishën në një studio televizive, disa kohë më parë, dhe më pas sh

Dua Lipa njofton fansat se është detyruar sërish të shtyjë turneun e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kishte paraparë të realizonte turneun e saj “Future Nostalgia” këtë vit, për të promovuar këngët e albumit me po të njëjtin emër. Mi

Erjona Sulejmani nuk mërzitet nga “vetmia”

Modelja e njohur Erjona Sulejmani vijon të jetë “single” që prej divorcit me futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Blerim Xhemajli, më tepër se 3 vite më parë. Megjithatë kjo nuk e

Loredana publikon këngën e re ‘Rockstar’

Loredana nuk di të ndalet. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Loredana gjatë mesnatës publikoi këngën e saj të re të titulluar ‘Rockstar’. Kënga në gjuhën gjermane është punuar edh

Tayna pozon e zhveshur edhe e mbuluar me pallto

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Shpesh, ajo publikon për fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, ku kryesisht promovon këngët e s

Dafina vjen me klipin e ri (Video)

Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri. Kënga mban titullin: “Zili, zili”. Ashtu siç ka bërë herëve të kaluara, Dafina vjen me një pamje tjetër nga ajo që e kemi parë zako

Info Tjera