Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/kajjjj-780x439-1.jpg

Kanye West urinon mbi çmimin e tij “Grammy”, ndërsa vazhdon luftën me firmat diskografike



Kanye West ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamjet tronditëse të tij duke urinuar mbi një çmim “Grammy”, ndërsa vazhdon të tregojë betejën e tij me kompanitë menaxhuese ‘Universal’ dhe ‘Sony’, nga të cilat po kërkon të rimarrë të drejtat e muzikës së tij.

Reperi 43 vjeçar, publikoi në Twitter të mërkurën pasdite, një video që tregonte se një nga 21 çmimet e tij ‘Grammy’ ishte vendosur brenda një guaske tualeti, shkruan DailyMail.

“Më besoni … Unë nuk do të ndalem”, shkroi Kanye në mbishkrimin e videos, duke iu referuar ofertës së tij aktuale për të fituar pronësinë e këngëve të tij.

Kjo pamje erdhi pas një sërë postimet që bënë bujë në Twitter dhe që zgjatën disa orë. Gjatë së cilës ai shkeli kodin e sjelljes së faqes në rrjetet sociale pasi ndau detajet e kontaktit personal të një redaktori reviste që ai e quajti ‘një supremacist i bardhë’. “Nëse ndonjë nga adhuruesit e mi dëshiron të telefonojë një supremacist të bardhë … ky është redaktori i Revistës ‘Forbes’, shkroi West mbi numrin e telefonit të redaktorit të botimit Randall Lane.

West ka goditur vazhdimisht revistën në të kaluarën për dështimin e etiketimit të tij si ‘miliarder’. Postimi në Twitter qëndroi për 30 minuta dhe më pas u fshi.

Kanye West me çmimet e tij “Grammy” në vitin 2006 (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Në një status të veçantë, ylli gjithashtu bëri shaka se gruaja e tij, Kim Kardashian, do ta përfaqësonte atë në procedurat ligjore. Kardashian vitin e kaluar zbuloi se po fillonte një praktikë katër-vjeçare të drejtësisë nën mbikëqyrjen e avokatëve Erin Haney dhe Jessica Jackson. Sidoqoftë, ajo ende nuk ka komentuar mbi problemet e fundit të burrit të saj.

Kanye West dhe Kim Kardashian në “Grammy Awards 2015” (Foto: Larry Busacca/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian po merr 24 orë pushim nga Facebook dhe Instagram për të protestuar ndaj fushatës kundër përhapjes së ‘urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit’ në rrjetet sociale.

Beteja e tanishme e West me kompanitë menaxhuese filluan të hënën, kur ai sulmoi strukturën e industrisë së muzikës, duke deklaruar se muzikantët në të vërtetë kishin pak ose aspak fuqi, sepse firmat diskografike zotëronin të gjithë punën e tyre.

Ai u vu në shënjestër të kompanive “Universal” dhe “Sony” dhe u zotua të mos publikonte ndonjë muzikë të re derisa të lirohej nga kontratat e tij me ta. 

Kanye West me çmimet e tij “Grammy” në vitin 2006 (Foto: Carlo Allegri/Getty Images/Guliver)

Të fundit

Rita Ora feston tre vjetorin e këngës “Anywhere”, arrin mbi 300 milionë klikime në YouTube

Këngëtarja renome ndërkombëtare, Rita Ora, po korr sukses të madh në industrinë muzikore. Që nga paraqitja e parë ajo ka zënë vend në tregun e huaj, ndërsa ka grumbulluar miliona fansa an

Modelja ruse që po i mahnit ndjekësit me tiparet e saj

Arina ka punuar në agjencinë e famshme të modeleve, Star Zagency Social dhe ka punuar gjithashtu për Harper Bazaar. Arina Nazarova numëron me mijëra ndjekës në Instagram, të cilët po shtohen

Magjepsëse dhe shumë provokuese

Ajo është një nga infuencueset më të reja të Instagramit. Bëhet fjalë për studenten nga Florida, Vicky Palacio e cila ka befasuar fansat e saj me fotot provokuese. Vicky është shumë aktive

Kim Kardashian zbuloi se sa fiton nga postimet në Instagram

Kim Kardashian ka zbuluar në një nga episodet e shfaqjes së David Letterman në Netflix, se seriali ‘Keeping Up With Kardashians’ nuk është burimi i saj kryesor i të ardhurave. Kim s

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme (e hënë) është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj mirëpritën fëmijën e parë s

Ashley Graham befason me foton e fundit, tërësisht lakuriq para pasqyrës

Ashley Graham është modelja më e famshme në botë, e mbushur, pikërisht prej ekspozimit të hireve të saj pa komplekse. Por pavarësisht kilogramëve mbipeshë, ajo arrin të bëjë për vete mi

Info Tjera