Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/kimi-1.jpg

Kim Kardashian i jep fund flokëve bjonde (Foto)

Publikuar: 26/02/2018

Një ndër femrat më të komentuara në showbiz, Kim Kardashian i ka dhënë fund pamjes së saj si bjonde duke u shfaqur me flokë rozë.

Ajo bëri këtë ndryshim drastik gjatë fundjavës duke pyetur ndjekësit në rrjetin social Snapchat nëse i pëlqen pamja e re.

Kim shpjegoi se ndryshimi nuk erdhi rastësisht, por e kishte menduar para disa kohësh, gjë të cilën e rrëfeu në ëebsite-n personal: ‘kimkardashianwest.com’

“Që kur bëra setin fotografik për CR Fashion Book dhe përdora një paruke rozë, mendoja se do ishte bukur nëse do i lyeja flokët e mia rozë”, tha nëna e dy fëmijëve.

Seti u bazua nga një temë e revistës CR Fashion Book në vitin 1999, ku Kim bëri një imitim të emrave ikonikë si Lil’ Kim dhe Pamela Anderson.