Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/785-0-5f8c0655dc8b7.jpg

Koncerti më i pazakontë që keni parë



Grupi muzikor “The Flaming Lips” janë shfaqur në një performancë muzikore të mbështjellë në flluska plastike.

Banda e rrokut ka gjetur këtë mënyrë për të mbrojtur veten dhe fansat nga covid 19, duke mos ndërprerë edhe koncertet live.

Interpretimi i fundit ishte pjesë e shfaqjes që grupi mbajti në qytetin e tyre The Criterion.

Ideja është e vokalistit të grupit nga Oklahoma, Wayne Coyne, e frymëzuar qysh në vitin 2019 dhe pjesë e një prej videoklipeve të tij.

Këngëtari skicoi veten në një flluskë hapësinore, ndërsa interpretonte para publikut.

Pikërisht nga kjo skicë u frymëzua për të futur brenda flluskave të tejdukshme edhe fansat që ndoqën koncertin.

“Unë nuk besoj se dikush do të kishte menduar, në mes të Marsit se kjo situatë do të vazhdonte ende tetë muaj më vonë”, tha ai, duke folur për pandeminë e covid 19 dhe efektin e saj në industrinë e muzikës.

“Flluskat e hapësirës” kanë qenë prej kohësh pjesë e shfaqjeve të skenës së  Flaming Lips. Por a janë ato e ardhmja e muzikës live?

“Ne si grup na pëlqen ideja që po bëjmë diçka ndryshe …. Unë mendoj se mund të jetë interesante. Mund të jetë argëtuese. Dhe të gjithë mund të kemi një përvojë unike”, tha ai.

“Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka që mundem”, thotë Coyne, i cili shpreson shumë në gjetjen e një vaksine kundër sëmundjes.

Të fundit

Gold AG tregon gjininë e fëmijës së parë

Arian Agushi i njohur si Gold AG në industrinë e muzikës shqipe, ishte i ftuari i radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun në RTV Dukagjini. Jeta private e Gold AG

Dafina Zeqiri me ndryshime në dukje, bëhet me balluke

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po arrin të bëjë revolucion në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila që në paraqitjen e parë kishte dëshmuar se ka talent

Aktorja e famshme i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë

Aktorja e famshme Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost janë martuar, çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të fshehtë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit

Ardian Bujupi godet me këngën e re

Ardian Bujupi dhe Gent kanë sjellë projektin e ri të tyre që po djeg rrjetin. “Jepi” quhet kënga, ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “b

Modelja seksi nga Burreli që do t’iu lërë pa fjalë

Jessica Kadiu është një nga modelet më të komnetuara në mediat rozë. Pas ndarjes nga Nora Istrefi në mediat rozë u përfol se Robert Berisha kishte nisur një lidhje të re me modelen Jessica

Ndahet çifti që bënte seks dhjetë herë në ditë!

“Bënim seks dhjetë herë në ditë”, kishte deklaruar Melissas Sata në një media kohë më parë për raportet me futbollistin e njohur nga Gana, Kevin Prince-Boateng. Megjithatë, tashmë ave

Info Tjera