Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/elvana-gjata.jpg

Ku është zhdukur Elvana?



Që kur u largua nga Shqipëri për të provuar karrierën në SHBA, për Elvana Gjatën nuk kanë ndalur lajmet, si të mira, por edhe ato më pak të këndshme.

Do të duhej një vrasje në Tiranë, që të zbulohej ajo çfarë nën zë dihej në Tiranë, fejesa e saj me Ervin Matën.

Pas gjithçka ndodhi dyshja i dha fund lidhjes 3-vjeçare dhe këngëtarja u kthye edhe njëherë në SHBA për të vazhduar rrugën e nisur.

Por këtë herë ishte më e vështirë, pa mbështetjen e partnerit të saj.

Edhe pse ka njoftuar se ka gati këngë të reja me producent të famshëm, deri më tani asnjë këngë e re nuk ka ardhur nga SHBA.

Gjithçka që kemi parë në rrjetet sociale kanë qenë fotot profesionale, pjesëmarrja e saj në evenimente, por asnjë projekt të ri e aq më tepër asgjë të re nga jeta e saj private.

Gjithnjë e rezervuar në këtë drejtim, këngëtarja prej kohësh është “zhdukur” edhe nga rrjetet sociale.

Ndonëse ka një ‘Instagram’ me miliona ndjekës, ajo prej gati 2 muajsh nuk poston asgjë.

Edhe në postimet e fundit, këngëtarja është shfaqur me një pamje shumë të thjeshtë, duke sjellë një mesazh feminist drejtuar femrave.

Kujtojmë se produksioni i fundit që solli ishte kënga e Festivalit të fundvitit, “Me Tana”, kënga pretendonte për të fituar çmimin e parë.

Me të mbaruar festivali, ajo u rikthye në SHBA, ku vijoi me koncertet e përhershme.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga shija e hidhur që ajo mori nga ky kompeticion, Elvana nuk ka ende një këngë ta re as për në Shqipëri dhe as për tregun ndërkombëtar.

Nuk dihet nëse kjo periudhë ka qenë një pushim i gjatë për të, apo po përgatitet për të sjellë këngën e radhës, por fakti është heshtja dhe misteri që shoqërojnë këngëtaren e famshme.

Kujtojmë se vitin e shkuar në verë, ajo solli disa këngë të reja dhe bashkëpunime, të cilat menjëherë u shndërruan në hite duke marrë një sërë klikimesh dhe pëlqimesh.

Ndërkaq për këtë vit e kemi parë vetëm në një video live së bashku me reperin Ledri.

Përgjatë pandemisë, dy artistët u futën live, duke interpretuar këngët e tyre dhe si gjithmonë Elvana u tregua shumë e rezervuar për të treguar edhe se ku po e kalonte karantinën, por u mjaftua duke thënë se ishte në karantinë dhe po respektonte rregullat.

Kur flasim për një personazh si Elvana Gjata dihet që fansat janë të shumtë dhe të gjithë janë duke pritur hapin e saj të radhës, qoftë kjo një këngë në anglisht, apo edhe një rikthim të sajin në Shqipëri.

Të fundit

Rita i vë flakën rrjetit (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe për fizikun e saj që është gjithmonë në super formë. E nuk janë të rralla foto që këngëtarja posto

Kush i bëri bashkë Rita Orën dhe James Blunt?

Këngëtarja e njohur Rita Ora së bashku me këngëtarin britanik, James Blunt i janë bashkuar grupit prej 700 yjeve me qëllim të zhdukjes së racizmit në industrinë e muzikës britanike. Bashki

Luana Vjollca ‘ndez” Instagramin me foton seksi

Luana Vjollca është thuajse në finalizim të projektit të ri muzikor, i cili pritet të prezantohet shumë shpejt para publikut. Ndërsa po bëhet gati për një hit veror, autorja e hitit “Pa p

Anxhelina po kalon pushimet në Shqipëri

Anxhelina vjen me një seri imazhesh joshëse. Anxhelina Hadërgjonaj ka qenë një nga emrat më të përmendur gjatë këtyre muajve të nxehtë vere, me postimet që po i bën. Këngëtarja/modelja

Zbulohet identiteti i të dashurit sekret të Rita Orës!

Këngëtarja Rita Ora gjatë dy ditëve të fundit është fotografuar në pushimet e saj në Ibiza, ku ndodhet me të dashurin e saj të ri, identiteti i të cilit deri më tani ka qenë sekret. View

Aktorja turke bën për vete njërin ndër meshkujt më të bukur në Turqi

Aktorja e njohur turke Yildiz Çagri Atiksoy, e cila është bërë e njohur me rolin e Suna-s në serialin Kampioni, thuajse secilën ditë është e pranishme në mediat rozë. Së fundmi, mediat tu

Info Tjera