Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/MV5BYmU0ZWMxNGUtNWNlOC00ODE1LTg0ZWUtNDU0NGUxY2ZjN2UwXkEyXkFqcGdeQXVyODk2MDA4MA@@._V1_.jpg

Kush do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP?



Sapo u mësua lajmi se së shpejti do të nisë ‘Big Brother Vip’, menjëherë mediat nisën të lakonin disa emra prezantuesesh të njohura, të cilave mund t’u besohej ky format i madh.

Arbana Osmani, i pari emër që u shkon të gjithëve në mendje edhe për shkak se i janë besuar asaj 8 edicione Big Brother, në fakt nuk është e vetmja e lakuar.

Luana Vjollca vjen menjëherë pas saj, madje lajmet e ditëve të fundit sipas Panoramas kanë bërë me dije se do të jetë pikërisht ajo drejtuesja e këtij formati.

Rrjeti mund të jetë bërë konfuz edhe nga postimi i Luanës i disa ditëve më parë.

Një foto e saj mbi të cilën shkruante “Luana po të vëzhgon” (identifikuese me moton e spektaklit të famshëm) i bëri të gjithë të besonin se mund të jetë ajo moderatorja e Big Brother Vip.

Ndonëse mund të jetë edhe një “provokim” i Luanës.

Megjithatë, ditën e djeshme Arbana ka vendosur t’u kthejë një përgjigje fansave të saj për pyetjen e famshme.

Por pa përgjigje konkrete.

Kështu, pyetjes “A je ti prezantuesja e Big Brother VIP, na trego të lutem?”, Arbana i përgjigjet: “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera