Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/670229__B1JBGApdz.jpeg

Moderatorja shqiptare merr propozimin për martesë live në emision

Publikuar: 07/03/2018

Keni parë propozime nga më të ndryshmet për martesë, por ky që po ju sjellim sot është akoma më i veçantë.

Prezantuesja e emisionit “Fun Day”, Fatma Methasani gjatë ditës së sotme u përball me një situatë jo të zakontë.

Gjatë momentit kur po shpjegonte temën e emisionit një nga operatorët e ka propozuar live për martesë.

“Çfarë?”, e pyeti moderatorja dhe më pas zbuloi se ai i ka propozuar.

“Fatjoni, kameramani do që të martohemi bashkë.

Ishte ky një propozim si te koncerti Albanit?”, tha Fatma duke qeshur dhe e refuzoi propozimin.

“Jo, nuk do të martohemi dot bashkë. Më vjen shumë keq. Kjo ëndrra nuk realizohet”, u shpreh ajo.