Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Screenshot_162-800x445-1.png

Mozzik shpërndanë albumin në burg



Mozzik po vazhdon të shpërndajë CD nga albumi i fundit i tij

Reperi i njohur kosovar bëri bujë të madhe kur në mes të pandemisë mblodhi shumë të rinj rrugëve të vendit tonë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Më pas vazhdoi me vizita te kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku të dyve ia dha nga një CD.

Tani Mozzik ka vizituar Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ku ka shpërndarë CD nga albumi tij.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të bërë nga faqja zyrtare e Shërbimit Korrektues të Kosovës në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Mozzik viziton Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe të miturit e Qendrave Edukativo-Korrektuese në Lipjan

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore artistike të SHKK-së, sot Rep këngëtari, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik”, vizitoi Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur, Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Qendrën Korrektuese Smrekonicë.

Vizita u realizua në ambientet e hapura të institucioneve korrektuese dhe në harmoni të plotë me masat mbrojtëse ndaj pandemisë “Covid 19”.

Në fund të vizitës, të miturve dhe të dënuarve u shpërndau nga një CD dhuratë nga Albumi i tij i fundit. Vizita e Mozzik është mirëpritur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e në veçanti nga të miturit e qendrave korrektivo edukuese dhe të dënuarit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë.

Të fundit

Kim publikon video duke dalë nga uji ndërsa mahnit me linjat trupore

Kim Kardashian ka qenë objektivi i reagimeve që kur zbuloi se ajo për ditëlindje udhëtoi në The Brando Resort në Tahiti, duke organizuar një festë në mes të pandemisë coronavirus. Por kjo

Luana Vjollca zgjedh të vishet si Jennifer Lopez për festën e ‘Halloëeen’

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare. Ajo në rrjete sociale ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria, me t

Gold AG tregon gjininë e fëmijës së parë

Arian Agushi i njohur si Gold AG në industrinë e muzikës shqipe, ishte i ftuari i radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun në RTV Dukagjini. Jeta private e Gold AG

Dafina Zeqiri me ndryshime në dukje, bëhet me balluke

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po arrin të bëjë revolucion në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila që në paraqitjen e parë kishte dëshmuar se ka talent

Aktorja e famshme i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë

Aktorja e famshme Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost janë martuar, çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të fshehtë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit

Ardian Bujupi godet me këngën e re

Ardian Bujupi dhe Gent kanë sjellë projektin e ri të tyre që po djeg rrjetin. “Jepi” quhet kënga, ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “b

Info Tjera