Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/jennifer-lopez-alex-rodriguez-t-1-780x450-1.jpg

Ndahen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez



Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga disa burime për “E News”, duke thënë se gati dy vite pas propozimit magjik të Alex për martesë, ata kanë vendosur që të mos e vazhdojnë më lidhjen.

Lajmi ishte shumë i papritur për fansat, të cilët shikonin në profilet e tyre në rrjetet sociale foto apo video me dedikime dashurie.

“Shkurti është muaji ynë special, muaji i përvjetorit tonë, ne u takuam për herë të parë në 1 shkurt. Hera e parë që dolëm bashkë ishte 2 ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që ne nuk kemi qenë bashkë dhe nuk kemi folur. Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe si ti bën çdo vend ku hyn më të lumtur. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua”, shkroi Lopez në një postim në 14 shkurt.

Më herët gjatë këtij viti, Alex Rodriguez është shprehur se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhtuar Jennifer me me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show.

Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

Por Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Të fundit

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Info Tjera