Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/kim-kardashian.jpg

Në prag të festës së Shën Valentinit, Kim Kardashian shfaqet në të kuqe por pa unazën e saj të martesës në gisht



Kim Kardashian tregoi format e saj të bujshme të trupit, kur u fotografua në Los Angeles këtë të mërkurë.

40-vjeçarja dukej e gatshme për javën e Shën Valentinit, e veshur me një bluzë të kuqe me të çara, të cilat zbulonin se ajo nuk kishte sytjena poshtë, shkruan DailyMail.

Ajo u pa atë natë pa unazën e martesës – siç ka qenë vazhdimisht gjatë javëve të fundit mes thashethemeve për divorcin e saj të afërt me Kanye West.

Megjithëse ajo e vuri unazën e saj të fejesës në një set fotografik reklamash që postoi në Instagram javën e kaluar, nuk dihet kur u realizuan ato fotografi.

Kur u pa këtë të mërkurë, ajo kombinoi pjesën e sipërme të dekolteve me një palë pantallona të zeza lëkure dhe një sërë çizmesh me takë të lartë.

Kim theksoi tiparet e saj të fytyrës me një makijazh të lehtë në paraqitjen e saj të fundit.

Pasi doli nga një veturë e zezë me shkëlqim, ajo mund të shihej duke u siguruar që të vinte maskën e saj në mes të pandemisë së coronavirusit.

Dalja e fundit e Kimit vjen rreth një javë pasi Page Six raportoi se burri i saj i tretë Kanye West zhvendosi 500 palë atlete nga rezidenca e tyre në Los Angeles.

Thashethemet janë ndezur për më shumë se një muaj që Kim është në prag të divorcit nga Kanyen, me të cilin u martua në Firence në vitin 2014.

Çifti janë prindër krenarë të dy vajzave, North, shtatë vjeçe dhe Chicago, tri vjeçe, si dhe dy djem: Saint, pesë dhe Psalm, një.

Me sa duket një burim i brendshëm i Page Six pretendoi se sezoni i fundit i “Keeping Up With The Kardashians” do të shpalosë detajet e kësaj marrëdhënie të prishur mes Kimit dhe Kanyet.

Keeping Up With The Kardashians do të përfundojë këtë vit me sezonin e tij të 20-të dhe gratë e familjes do të transferohen në një projekt të pazbuluar në Hulu.

Të fundit

Afërdita Dreshaj shfaqet në formë të mirë ndërsa fokuson barkun e rritur

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është tashmë në prag të bëhet nënë për herë të parë. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl po presin djalë, duke e bërë kët

Shpallet fituesi i Sanremo 2021, Ermal Meta mes tre finalistëve

Kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën e tij “Un milione di cose da dirti” është renditur në vendin e tretë në Festivalin e 71 të Muzikës Italiane Sanremo 2021. Kënga e tij u vlerësua

Bebe Rexha publikon këngën e re (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e re të titulluar “Sakrifice”. Artistja ka publikuar këngën bashkë me videoklip. Kënga është kompozuar nga vetë këngëtarja dhe përbën një nga këngët

Wanda Nara çmend ndjekësit me foto në rrjet

Wanda Nara di si të provokojë fansat e saj. Shpesh herë bashkëshortja e Mauro Icardit poston në rrjetet sociale foto apo video intime, të cilat marrin një vëmendje jo pak të vogël. Këtë he

JLo mahnit me dukjen në kampanjën e re, në fokus vendos këmbët joshëse

Ylli botëror, Jennifer Lopez vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur në shoubiz. Këngëtarja, së fundi ka realizuar një kampanjë të re për “DSW Designer Shoe Warehouse”, ku prezant

“Bomba ruse” që po tërbon meshkujt

Anastasiia Volk është një nga modelet më seksi të momentit. Bukuroshja ruse ka lënë pa mend ndjekësit e saj me fotot fantastike me bikini. Ajo ka një numër të madh ndjekësish me të cilët

Info Tjera