Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/Orinda-1024x841.jpg

Orinda Huta largohet nga televizioni, ja destinacioni i saj

Publikuar: 03/03/2018

Moderatorja bukuroshe, Orinda Huta ka vendosur të bëjë një pauzë të vogël ndërkohë që ka zgjedhur që në këtë prag pranvere të udhëtojë.

Destinacioni i saj i preferuar ka qenë pikërisht Londra në Angli.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Instastory” ku tregohet që mezi po pret të niset duke nxjerrë biletat.

Por në këtë kohë me shi dhe ngrica, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë situata atmosferike nuk është aspak e mirë.

Urojmë që të ndryshojë me ardhjen e pranverës që edhe bukuroshja bionde të arrijë të shijojë disa ditë në kryeqytetin e Anglisë.

Gjatë verës që lamë pas ajo kurorëzoi në martesë lidhjen e gjatë me moderatorin e njohur Turjan Hyska.

Ceremonia e tyre ishte nga më të përfolurat në mediat dhe portalet e ndryshme shqiptare.