Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/ustagenta_101436475_165698961585220_4288178659994401299_n-1.jpg

Partneri turk i Genta Ismajlit befason shqiptarët



Genta Ismajli dhe Usta janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.

Dhe duhet thënë se merita më e madhe i takon Ustës, që shumë shpejt është përshtatur me kulturën tonë e ka treguar se sa shumë e do Shqipërinë.

Këtë gjë ai na e ka dëshmuar edhe me veprimine fundit, që i ka habitur jo pak fansat e dyshes.

Gjatë një darke me njerzit e tyre të afërt në Turqi, Usta ka zbuluar se ka bërë tatuazh në krahë shqiponjën dykrenore.

Ka qenë Genta ajo që ka publikuar një video, në të cilën Usta zbulon krahun e tij dhe shihet se në të ka të gdhendur shqiponjën e flamurit shqiptar.

Biznesmeni turk e ka treguar gjithë krenari tatuazhin e tij dhe sigurisht që pas këtij veprimi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Usta dhe Genta janë njohur me njëri-tjetrin në Kosovë, gjatë një darke me miq të tyre të përbashkët.

“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë… Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe”, ka treguar këngëtarja disa muaj më parë.

Lidhja e Ustës dhe Gentës tashmë është konsoliduar dhe këngëtarja ka shprehur hapur dëshirën që këtë vit të organizojnë një dasmë për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Të fundit

Genc Prelvukaj lanson këngën e re “Sa here”

Këngëtari Genc Prelvukaj ditën e sotme (e mërkurë) ka sjell këngën e re. “Sa here” titullohet kënga e tij më e rë, e cila po ashtu është shoqëruar me një videoklip. Tekstin e ka shkr

Tuna Sejdi publikon foto topless

Publikimi i fotove të vjetra duket se po kthehet në një trend. Së fundmi, edhe Tuna Sejdi është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të realizuar gjasht

Çiljeta Xhilaga zbulon pasionin e fshehtë: Kam dëshirë të kem…

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka zbuluar dëshirën e saj në të ardhme. Kur u pyet se cili do të jetë projekti i radhës për publikun ajo u përgjigj: “Faktikisht në një të ardhme

Halle Berry shfaq fizikun e formësuar përmes ushtrimeve në palestër

Ajo është sinonim për fjalët si ‘fizik i formësuar’, pasi edhe gëzon aftësi të shumta. Dhe Halle Berry tashmë ta treguar dhe po e dëshmon vazhdimisht se mosha është vetëm një numër,

Georgina seksi me rroba banje për revistën e njohur italiane

Georgina Rodriguez, rrëmbeu gjithë vëmendjen me paraqitjen e fundit. E njohur për pamjen e saj mjaft aktive dhe që e shfaqë gjithmonë në rrjetet sociale, partnerja e Ronaldos ka vendosur të s

Morena Taraku vjen me një imazh interesant, mbështillet me një gjarpër me gurë shkëlqyes

Gjithmonë prej këngëtares dhe njëherësh modeles, Morena Taraku, vijnë shumë të papritura. Bukuroshja di përherë që të mahnitë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje t

Info Tjera