Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/albania-2021-anxhela-peristeri-1.jpg

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”



Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën.

Anxhela është super e karikuar dhe sot ka publikuar këngën e parë pas festivalit europian, me titull “Nuk më doje”, e cila është shkruar nga Fifi ndërsa për vijën melodike është kujdesur Kledi Bahiti.

E siç mund ta merrni me mend, nga një kombinim i tillë mund të vijnë vetëm perla.

Zakonisht këngëtarët priren që gjatë stinës së verës të sjellin këngë ritmike që të dominojnë në klube dhe makina e plazhe.

Mirëpo, një balade të tillë për zemërthyerit ku të gjithë e gjejnë veten, s’mund t’i thuhet “jo”.

“Nuk më doje” ka një tematikë të ndjeshme e cila lidhet me ndarjen dhe dashurinë e njëanshme. “Aaa jam mërzit me ty! Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”- thuhet në refrenin e kësaj kënge, teksa nuk mund të lëmë pa nënvizuar faktin se si rrënqeth Anxhela me interpretimin e saj.

Artistja gjithashtu po merr shumë komente pozitive me paraqitjen në videoklip, ku shfaqet tejet elegante, teksa protagonist në klip është këngëtari i njohur Vigan Shehu.

Të fundit

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Pse ishte kundër Albanit, Flori Mumajesi?

“Thikat e mia”, ishte projekti muzikor më të cilin Ramosaj konkurroi në festivalin e këtij viti. Dhe, ai zuri vendin e parë në “Kënga Magjike” për këtë vit. Pasi u shpall fitues, nat

Info Tjera