Rita Ora shfaqet sensacionale me stilin unik në Sydney
Ajo është duke shijuar në maksimum udhëtimin për punë në Sydney.
Dhe Rita Ora duket se po kuron çdo detaj në paraqitjen e saj, për të marrë vëmendje më pas në paraqitje, shkruan Daily Mail.
30-vjeçarja është parë me një veshje plot stil, teksa vuri në pah edhe rregullimin e mrekullueshëm të flokëve.
Në pjesën e sipërmes bukuroshja bionde kishte një bluzë të bardhë, që i kishte e kombinuar me pantallona të zeza.
Padyshim që aksesorë nuk mungojnë në asnjë dukje të artistes, derisa këtë herë ishte e mbuluar me byzylykë prej ari.
Këngëtarja ndër të tjera arriti në vendin e destinuar me nja makinë luksoze, që ishte me ngjyrë rozë.
Ndërkohë theksojmë se Rita do të jetë pjesë e panelit në kompeticionin “The Voice”.