Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/roberti.nora_.jpg

Robert Berisha bën veprimin e adhurueshëm për Norën dhe të bijën

Publikuar: 07/03/2018

Ata janë bashkë prej shumë vitesh dhe tashmë dashuria dhe martesa e tyre është e kompletuar edhe me vajzën e vogël Renee.

Por bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha ka bërë një veprim të adhurueshëm.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me një bluzë veshur, ku është stampuar një fotografi e Norës dhe vajzës së tyre.

“Familja nuk është një gjë e rëndësishme, është gjithçka”, shkruan ai si diçiturë.

Gjatë një interviste televizive pak kohë më parë, i pyetur nëse ka në plan të ndahet nga Nora, këngëtari deklaroi se “Vetëm vdekja më ndan”.