Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/kim.jpg

Sa kushton vila e Kim Kardashian? (Foto)

Publikuar: 02/03/2018

Në fund të vitit të kaluar, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West më në fund nisën procesin e zhvendosjes së tyre në vilën e tyre luksoze në Hidden Hills, Kaliforni, pas dy rinovimeve masive të saj.

Çifti, i cili është martuar në vitin 2014, tashmë po mendojnë që shtëpisë tyre të re ti bëjnë disa ndryshime.

Duke qenë se ata janë prindër të tre fëmijëve, menduan se do të ishte shumë mirë nëse në shtëpinë e tyre luksoze të kishte edhe një pishinë në madhësinë e një liqeni.

Një pronë e tillë, të cilën çifti e bleu në vitin 2014, ka kushtuar plot 20 milionë dollarë.

Çifti u zhvendos në shtëpinë prej 16,000 metrash katrore, kur në jetë erdhi fëmija i tyre i parë.