Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/jlo-780x439-1.jpg

Selena, J.Lo e Eddie Vedder do të performojnë në koncertin për shpërndarjen e barabartë të vaksinave



Yjet e mëdha të muzikës, përfshirë edhe Jennifer Lopez dhe Selena Gomez, do të performojnë në një koncert në internet që synon mbështetjen e shpërndarjes së barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

Së bashku me këto dy këngëtare, në koncertin “VAX LIVE: The Concert to Reunite the World” do të performojnë edhe Eddie Vedder, Foo Fighters, J Balvin dhe H.E.R.

Koncerti është pjesë e “planit global të rimëkëmbjes” së lëvizjes “Global Citizen” për të ndaluar pandeminë dhe për të ndihmuar njerëzit të rikuperohen.

“‘Koncerti për ribashkimin e botës’ feston shpresën që vaksinat u ofrojnë familjeve dhe komuniteteve anembanë botës”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të inkurajojë shpërndarjen e drejtë të vaksinave në të gjithë botën dhe “të festojmë të ardhmen duke shpresuar që familjet dhe komunitetet të bashkohen pas imunizimit”.

Disa organizata dhe udhëheqës politikë mbështetën koncertin, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shtetin e Kalifornisë.

 

“Jam e nderuar të pres koncertin VAX LIVE për të ribashkuar botën”, është shprehur Selena në një deklaratë, duke shtuar se ky është një moment historik për të inkurajuar njerëzit në të gjithë botën të vaksinohen sa më shpejt që vaksina të jetë në dispozicion të tyre, duke nxitur udhëheqësit botërorë për të ndarë dozat e vaksinave në mënyrë të barabartë.

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera