Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/justin-bieber-selena-gomez-2011-american-music-awards.jpg

Sërish drejtë ndarjes?

Publikuar: 08/03/2018

Pasi iu rikthyen romancës së tyre në nëntor të vitit të kaluar, Justin Biber dhe Selena Gomez po marrin pak kohë larg njëri-tjetrit.

Dy këngëtarët po i japin hapësirë njëri-tjetrit, por ende flasin gjatë gjithë kohës, tha një burim për E! News.

“Ata kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin kohët e fundit megjithatë kanë qenë në kontakt gjatë gjithë koës. Ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin nuk kanë ndryshuar. Justin dhe Selena do të kthehen së bashku, por të dy kanë nevojë për të qëndruar larg njëri-tjetrit për disa kohë.”

Që kur çifti i dashur u rikthyen së bashku në fund të vitit të kaluar, kanë shkuar në udhëtime së bashku në Meksikë, Xhamajka, Seattle dhe Laguna Beach.