Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/dddddd-1.jpg

Sharon Stone s’e mbajnë më këmbët

Publikuar: 05/03/2018

Ikona e kinematografisë amerikane, Sharon Stone është rrëzuar papritur gjatë së shtunës në Beverly Hills.

Aktorja e famshme 59-vjeçare, e njohur mbi të gjitha për rolin e saj në “Basic Instict”, u pengua papritur teksa ngjitej në një trotuar, teksa kishte dalë për drekë në “Grill On The Alley” së bashku me disa miq të saj.

Edhe pse rrëzimin, shumëkush mund t’ia faturojë moshës së aktores së “Hollywood”-it, fakt është se ai ka ndodhur për shkak të takave shumë të larta prej 15 cm.

Menjëherë pasi bjondja sensuale u rrëzua, pasi ishte ngjitur në trotuar, ajo iu dhuroi edhe një buzëqeshje shikuesve të pranishëm, dëshmitarë të rrëzimit që gjithsesi nuk e lëndoi edhe aq shumë.

Sharon Stone është rikthyer së fundi me serialin e “HBO”-së, “Mosaic”.