Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/oscar.jpg

Shefi i akademisë “Oscar” John Bailey përballet me akuza për ngacmime seksuale

Publikuar: 17/03/2018

Kreu i organizatës që qëndron pas Oscarëve po përballet me disa akuza për ngacmim seksual, raporton BBC.

Reporteri i Hollivudit ka thënë se janë bërë akuza nga tre burime të ndryshme kundrejt John Baileyt.

Z.Bailey, një kinematograf ka drejtuar Akademinë e Pikturës, Artit dhe Shkencës që nga viti i shkuar.

Trupi miratoi një kod të ri të sjelljes në dhjetor pasi një valë e akuzave për ngacmime tronditi industrinë.

Z. Bailey, 75vjeç, nuk ka komentuar ende për raportimet e bëra kundrejt tij.

Në fillim fjalët dolën në revistën Variety e cila shkruante se “Akademia ka marrë tre ankesa kundër Z.Bailey të mërkurën dhe menjëherë kanë nisur një hetim.”

Gjithashtu, Akademia konfirmon se po bëhet një hetim, por nuk tha se kush është i përfshirë.

Punët e Bailey përfshijnë filma të famshëm si: American Gigolo, The Big Chill dhe Groundhog Day.

Atij i është dhënë çmimi i Shoqërisë Kinematografike në 2015-n.

Ai u zgjodh president i akademisë për 4 vjet në gusht të 2017-s, pak para se të dilnin në median amerikane akuzat e shumta për ngacmime seksuale në Hollivud.