Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/5809315_0208_classifica_sanremo.jpg

Shpallet fituesi i Sanremo 2021, Ermal Meta mes tre finalistëve



Kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën e tij “Un milione di cose da dirti” është renditur në vendin e tretë në Festivalin e 71 të Muzikës Italiane Sanremo 2021.

Kënga e tij u vlerësua edhe me çmimin “Giancarlo Bigazzi” si kompozimi më i mirë i këtij eventi. Çmimi iu dorëzua nga trupa e orkestrës e kori i këtij Festivali.

Fitues i vendit të parë në këtë Festival është shpallur kënga “Zitti e buoni” i grupit Maneskin, të cilët sollën në Teatrin Artiston të Sanremos, muzikën rock me ritmin e tingujt e kitarave elektrike.

“Ia dedikojmë fitoren atij profesori që gjithmonë na thoshte të rrimë urtë, u shprehën menjëherë pas vlerësimit të marrë, Damiano, Victoria, Ethan e Thomas. të gjithë 20 vjecarë nga Roma që më vitin 2015 krijuan grupin e tyre “Maneskin”.

Kënga “Zitti e buoni” (Rrini urtë), është një manifest për të gjitha ata që përpiqen të ecin në rrugën e tyre duke ruajtur e vlerësuar veçantinë personale e pa i dhënë vëmendje personave që flasin pas krahëve, pa i njohur e pa ditur se çfarë po thonë.

Më vitin 2017 Maneskin u shpallën fitues të programit televiziv talent show “X Factor” e prej këtij momenti, rruga e suksesit të tyre shkoi drejt ngjitjes.

Në vendin e dytë në eventin më të rëndësishëm muzikor italian Sanremo 2021, u rendit kënga “Chiamami per nome”, e duetit Francesca Michelin e Fedez.

Gjatë natës finale të Sanremo 2021, juria e përbërë nga 170 gazetarë vlerësoj me çmimin e kritikës “Mia Martini”, kantautorin rap Willie Peyote me këngën “Mai dire mai”, e me cmimin “Lucio Dalla”, duetin Colapesce-Di Martino me këngën “Musica leggerissima”.

Festivali i 71 i Muzikës Italiane Sanremo 2021 u zhvillua në kushtet e një emergjence pandemike pa spektatorë në sallë e me rregullat e një protokolli të fortë anticovid.

Sanremo 2021, regjistroj mesatarisht rreth 10 -11 milionë telespektatorë çdo natë, e konsiderohet ndër sezonet më të suksesshme në rrjetet sociale, për numrin e lartë të ndër reagimeve në rrjetet sociale e përfshirjen e një publiku social në moshë mjaft të re.

Prezantuesit Amadeus e Fiorello, u rikonfirmuan si çifti fitues i suksesit të Festivalit për dy vite radhazi.

Të fundit

Oriola përshëndet me dekolte të hapur nga Roma

Oriola ekspozoi gjoksin në veshjen që e zgjodhi për imazhet e reja. Oriola Marashi këto ditë ka udhëtuar në Itali, ku po punon për kampanjën e re të brendit “Guess”. Ajo është në mesi

Dafina befasohet nga DJ Geek

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 32-të. Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Dua Lipa e nis ditën me disa poza atraktive

Mëngjesin e sotëm, Dua e nisi me disa fotografi, ku shfaqet e veshur me këmishë nate të zezë, ndërsa dukej shumë e freskët. Ajo pozoi pranë një vazoje të madhe me lule, ndërsa mori poza j

Pajtohen për kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit

Kanye West ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të vegjël të tij dhe Kim Kardashian. Përgjigja e tij erdhi pas paraqitjes së divorcit nga Kardashian më 19 shk

Xhensila Myrtezaj vë në dukje tiparet e bukurisë më imazhet e realizuara mes lulesh

Artistja e njohur shqiptare para dy ditësh festoi ditëlindjen e saj të 28-të. Fjala është për Xhensila Myrtezaj, e cila është aktive me prurjet muzikore, por edhe me postimet nga përditshmë

Andi zbulon kush fshihet pas fotos së Jasminës

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani janë një nga çiftet që po formohen në Përputhen. dyshja ka patur shumë zënka dhe debate mes tyre dhe duket se vijonë edhe pasi janë deklaruar vetëm për nëjri

Info Tjera