Të hyrat vjetore të Dua Lipës, mbi 20 milionë euro
Dua Lipa tashmë edhe botërisht është artistja më e nominuar e dy vjetëve të fundit, që ka bërë një “bum” të madh në skenën botërore të muzikës. Në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop – dhe kjo para se ajo të largohet me disa çmime të tjera që potencialisht mund t’i fitojë në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve britanike.
Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin ‘Future Nostalgia’, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.