Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/showbiz.jpg

Tradhti, afera, e deklarata tronditëse: Skandalet e paharrueshme të të famshmëve gjatë 2020



2020 ka qenë një udhëtim i ‘egër’, madje as të famshmit nuk kanë qenë imun ndaj tij.

Gjatë 12 mujave të fundit, ka pasur shumë skandale të të famshmëve që kanë tronditur plotësisht botën – ose të paktën mund të themi Hollywoodin.

Pavarësisht nga fakti se të gjithë po qëndrojnë në shtëpi më shumë se zakonisht, yjet tanë të preferuar kanë arritur në mënyra të tjera të nxisin paksa dramë për të na argëtuar, duke përfshirë këtu çiftin Kim Kardashian e Kanye West.

Mbi të gjitha, ky ishte viti që shumë njerëz flisnin për keqtrajtime dhe kishin më shumë kohë për të ndarë në rrjetet sociale atë që po bënin, kështu që polemika do të ndodhte. Dhe ndodhi, ka kaq shumë momente të mëdha të artistëve këtë vit sa nuk do t’i harrojmë kurrë.

Midis dënimeve me burg, romancave e ndarjeve dhe ‘shfrenimeve’ të papritura në Twitter, më poshtë ua sjellim skandalet më të mëdha të të famshmëve që u shpalosën në 2020.

Akuzat ndaj Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres (Foto: Vulture)

Disa muaj më parë një temë rreth Ellen u bë virale në Twitter, reagimi kundër saj ishte i vërtetë, veçanërisht sepse punonjësit pretenduan se nuk po mbaheshin të azhurnuar për shfaqjen që do të rifillonte xhirimet në fillim të këtij viti. Skandali vazhdoi kur u botua një lajm i BuzzFeed rreth mjedisit toksik të punës në ‘Ellen Show’. Përfundimisht, Ellen kërkoi falje në shfaqjen e saj, duke premtuar se do të bënte më mirë në të ardhmen.

Dënimi i Harvey Weintein

Harvey Weinstein (Foto: John Minchillo, File)
Pas akuzave për sulm seksual ndaj Harvey Weinstein që u vënë në pah, e pas betejës gjyqësore që pasoi në mars, regjisori me famë botërore u dënua me 23 vite burgim dhe këto për veprime seksuale të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë.

Deklaratat skandaloze të Kanye West në Twitter

Kim dhe Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

Mes kandidimit të Kanye për President, kishte edhe disa raste kur ai goditi në ‘Twitter’ me deklarata për gruan dhe fëmijët e tij. Ishte koha që zbuloi se donte të abortonte vajzën e tij, North, në momentin kur ai dhe Kim ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Më vonë, Kim bëri një status në rrjete sociale për të treguar më në detaje për çrregullimet bipolare të bashkëshortit Kanye West.

Të fundit

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Info Tjera