Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/valdin.jpg

Valdrin Sahiti bëhet baba (Foto)

Publikuar: 10/04/2018

Disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është bërë baba.

Fëmiu i parë për disenjatorin i gjinisë femërore ka ardhur në jetë në SHBA.

Ashtu siç ishte pritur, ai dhe Edita ishin në pritje të një vajze, ndërsa emocionet prindërit i shprehën në rrjetin social Instagram.

Në këtë postim në Instagram, Sahiti zbuloi emrin e vajzës të cilën e ka pagëzuar me emrin Bella.

Çifti kurorëzuan dashurinë verën e kaluar në një ceremoni luksozë në Las Vegas.

Një ceremoni krejt ndryshe kjo, ku ishin të pranishëm vetëm miqt dhe familjarët e afërm.

 Valdrin Sahiti konsiderohet prej disenjatorëve më të mirë shqiptarë.