Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/640-0-60a3d87026333.jpg

Valdrin Sahiti fiton sërish ‘çmimin’ e tapetit të kuq në Eurovision



Të dielën, më 16 maj, e gjithë eleganca e Eurovisionit parakaloi në tapetin e kaltër në Rotterdam duke folur me fjalën e fundit të modës.

Të gjithë konkurrentët në garë prezantuan disa prej stileve, ngjyrave e dizajneve të modës, me emrat më të njohur të stilistëve në të gjitha vendet europiane.

Po kush ishte e veshura më bukur e kësaj mbrëmjeje? Sondazhi i Wiwibloggs ka shpallur fituese përfaqësuesen shqiptare, Anxhela Peristeri, si e veshura më bukur në këtë event të rëndësishëm të këngës.

Pasi Anxhela Peristeri e postoi sondazhin edhe në Instagramin e saj, arriti të sigurojë edhe 7.417 vota, që përkthehet në 28.08% të votave të përgjithshme.

Anxhela u komentua si “Lady in red” dhe ishte me të vërtetë një sirenë e kuqe në tapetin e kaltër.

Ajo kishte veshur një fustan të kuq hyjnor, i cili jo vetëm i theksonte elegancën, por edhe sensualitetin.

Për ta bërë më joshëse veshjen, Valdrin Sahiti, stilisti i veshjes, kishte menduar një të çarë të theksuar në anën e majtë të fustanit duke i theksuar edhe pjesën e mesit.

Këngëtarja e “Karma” e shoqëroi veshjen me një palë këpucë të kuqe, doreza të gjata të kuqe, si edhe një kapelë të kuqe në kokë.

Ndërkohë, një shall i bardhë të sillte menjëherë imazhin magjepsës të Hollivudit të vjetër.

Veshja e Anxhela u dizenjua nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, i cili është i njohur edhe sepse shumë prej personazheve kudo në botë, kanë zgjedhur emrin e tij për t’i besuar veshjen e eventeve të mëdha. Ai më parë ka veshur yje si Beyoncé, Bebe Rexha dhe Cardi B.

Për herë të dytë në një tapet të kuq, Valdrin Sahiti ka rrëmbyer sërish trofeun si stilisti me veshjen më të bukur. Valdrini gjithashtu dizajnoi veshjen e qilimit të kuq të Elhaida Dani në Eurovision 2015, e cila gjithashtu u votua si e veshura më bukur e atij viti.

“Wedding cake” ishte përcaktimi i fustanit që veshi këngëtarja shqiptare 6 vjet më parë.

Në vend të dytë të këtij viti është klasifikuar këngëtarja nga Letonia, Samanta T?na, e cila siguroi 5,973 (22.61%).

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera