Xhensila Myrtezaj konfirmon shtatzaninë
Prej shumë kohësh në mediat rozë qarkullojnë lajmet se këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është shtatzënë, por deri sot nuk kishte reagim nga ana e saj.
Më në fund këngëtarja ka konfirmuar se është në pritje të një fëmijë me aktorin e njohur të humorit Bes Kallakut.
Xhensila ka postuar në Instagram një fotografi së bashku me aktorin, i cili mban dorën në barkun e saj të rrumbullakosur dhe shkruan: “Kur dy bëhen tre.”
Gjithashtu edhe Besi ka postuar të njëjtën fotografi në Instagram, ku shprehet se është i bekuar: ” Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata që ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit.