Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/xhensila-dhe-Ajka.jpg

Xhensila pozon me Ajkën gjatë pushimeve



Çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila dhe Besi së bashku me vogëlushen e tyre, Ajkën kanë nisur pushimet.  Nuk kanë munguar fotot nga bregdeti dhe pozat e ëmbla me Ajkën.


Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet në shezlong me vogëlushen e saj. Vihet re se Ajka është rritur dhe nënë e bijë shfaqen shumë të lumtura duke u argëtuar së bashku.

Foton Xhensila e ka shoqëruar me një arush dhe e ka postuar në Instastory.

Kujtojmë që pak javë më parë e ftuar në “Piter Pan”, Xhensila lexoi në studio një letër-dedikim për Ajkën, të cilën e kishte shkruajtur në 1 vjetorin e saj të lindjes: “Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin. Kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen. Lutem për ty sa hap sytë e gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që më solli në jetë.

Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur t’i bëre vaksinat, kur të dhimbte barku e tani që po të dalin kicat. Kemi eksploruar botën bashkë përreth. Nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty. Po e shoh botën vetëm në sytë e tu dhe e di se sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim po shohin sytë e mi tani. Na presin dhe shumë vite për të mësuar nga njëra-tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ia dolëm, ti më ndryshove mua dhe jetën time përgjithmonë! Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë: kur ti të kalosh përmes ujavarave, mami do të jetë me ty! Në fillim unë dhe babi kishim njëri-tjetrin, tani kemi gjithçka! Ajka-ëndrra jonë e bërë realitet”, shkruante Xhensila në letër.

Të fundit

Dua bëhet udhëheqëse e njërit nga talk-showt më të njohur amerikan (Video)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa pas suksesve të njëpasnjëshme në fushën e muzikës, do ta provoj veten edhe si udhëheqëse shou në njërin nga emisionet më të shikuara “Jimmy Kimmel Live”

Demi Rose ‘dyfishon’ temperaturat (Foto)

Ajo ka qenë në mesin e yjeve që janë larguar në Ibiza, pas lehtësimit të masave të qeverisë së Britanisë së Madhe për kufizimet ndaj Covid. Dhe Demi Rose tregoj se si po e shfrytëzon koh

Dua Lipa për bashkëpunimin me Madonnën: Ende më duket i pabesueshëm

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, shpreh entuziazëm për bashkëpunimin me këngëtaret botërore Madonnën dhe Missy Elliot. Lipa ka konfirmuar kohët e fundit se do të nxjerrë projektin e ri me d

Modelja e njohur i heq të gjitha për një foto

Ana Cheri ka ‘goditur’ keq me një postim në Instagram. E veshur vetëm me bikini tanga në pjesën e poshtme ajo ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të shumtë në këtë rrjet social. Ajo ë

Rita Ora vjen me një pozë tjetër me bikini

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të sjellë imazhe atraktive në rrjetet sociale. Biondja, e cila numëron ndjekës të shumtë, gjatë ditës së sotme (e diel)

Gati hiti i ri

Dyshja e njohur Ylli Limani dhe Lumi B shumë shpejt pritet të vijnë me një projekt të ri. Ka qenë Ylli ai që ka paralajmëruar bashkëpunimin në urimin e ditëlindjes që ia bëri reperit Lumi

Info Tjera