Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/tuna-1.png

Zbulohet arsyeja pse Tuna shkoi në SHBA pas ndarjes nga Patrisi



Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdiu.

Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit.

E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës.

Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi:

“Tian Patris Berisha”.

Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Së fundmi, është mësuar gjithashtu se Tuna ka ndërruar destinacion.

Ajo ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe në rrjete sociale ka ndarë foto nga Miami.

Ndërkohë që nuk dihej asnjë detaj në lidhje me këtë udhëtim, “Prive” ka mësuar se çfarë e shtyu Tunën që të shkonte në Amerikë direkt pas ndarjes nga Patrisi.

Është bërë me dije se Tuna po qëndron tek këngëtarja tjetër e njohur Linda Halimi, e cila ka krijuar edhe një familje në Amerikë.

Sipas “Prive”, Tuna është larguar nga Shqipëria për arsye personale dhe profesionale, sepse ajo është në kontakt për realizimin e disa këngëve me producentë të njohur, përfshirë ish-të dashurin e Cardi B, Swift on Demand.

Ndërkohë javën e kaluar u konfirmua edhe dueti i Tunës me Dafinën, i cili pritet të publikohet në verë të vitit 2021.

Të fundit

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Info Tjera