Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/pogba-ka-nje-mesazh-per-lojtaret-e-man-utd-pas-humbjes-nga-barcelona_5caf23e2eb6ec.png

10 yjet e futbollit që do ndërrojnë klubin gjatë janarit



Afati kalimtar dimëror hapet në fillim të janarit në top kampionatet më të mëdha, ndërsa emra të njohura tashmë kanë filluar të përfliten nëpër media si objektive të klubeve.

Ky afat kalimtar i vitit 2021 do të jetë padyshim i pazakontë, por ka disa talente të mëdha në dispozicion për klubet.

Marca ka bërë një listë prej 10 lojtarëve që do të jenë më të kërkuarit.

Isco
Larg nga më e mira e tij, Isco ka nevojë për një ndryshim të ambientit për të treguar se çfarë mund të bëjë me talentin e tij madhështor.

Klubet nga Liga Premier si Arsenal dhe Everton janë të lidhura më transferimin e tij.

Paul Pogba
Një nga emrat më të nxehtë të transferimit është Paul Pogba, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të lëvizur.

Real Madrid dhe Juventus janë të përgatitur për të përmbushur kërkesat e Manchester United në mes të sezonit.

Dele Alli
Me vetëm pesë ndeshje si startues nga 25 ndeshjet e para të sezonit te Tottenhamit, Alli duhet të lëvizë.

Paris SG mund të jetë i interesuar për të, ndërsa lojtari duhet të gjejë skuadër të re që të mos humb vendin te Anglia për EURO 2020.

Memphis Depay
Lyon ka ulur çmimin e kërkuar që kur Barcelona dështoi të grumbullojë paratë e nevojshme në verë.

Memphis Depay mund të bëjë kalimin e tij të ëndrrave në Kataloni dhe të ribashkohet me Ronald Koeman.

Eric Garcia
I riu Eric Garcia ka luajtur më pak në sezonin 2020/21. Ai duhet të bindë Manchester City që ta lejojë të bashkohet me Barcelonën më shpejt.

Arkadiusz Milik
Duke qenë se ishte lënë jashtë skuadrës së Napolit gjatë gjithë sezonit dhe me kontratën e tij që skadon në verë, Milik do të përfaqësojë një blerje me çmim të ulët për një skuadër që kërkon sulmues tipi.

Atletico Madrid dhe Juventus duken të interesuara.

Junior Firpo
Ai erdhi si lojtar që do ta largonte Jordi Albam nga Barcelona, ​​por Junior Firpo nuk ka arritur të përmbushë pritjet në Camp Nou.

Akoma vetëm 24 vjeç, ai mund të jetë një blerje e mirë për disa klube.

Christian Eriksen
Vetëm një vit më parë, Christian Eriksen ndërroi Londrën për Milanon, duke lënë Tottenhamin për Interin.

Kur nuk është mbushur asnjë vit, ai mund të largohet, me disa klube që e pëlqejnë.

Julian Draxler
Në moshën 27-vjeçare, Julian Draxler ish dashur të jetë në kulmin e tij, por dëmtimet dhe minutat e paktë te PSG, kanë bërë që të ngec.

Klubet italiane Milan, Inter dhe Juventus mund të hidhen në aksion pasi ai është në vitin e fundit të kontratës.

Florian Thauvin
Ai e ka kthyer formën te Marseille, ndërsa kontrata e 27-vjeçarit mbaron.

Klubi do të dëshirojë të paktën 15 milionë eurove që të sjellin dikë në vend të tij.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera