Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/foto-1.jpg

17 yjet që mund t’i mungojnë Kupës së Botës

Publikuar: 17/03/2018

Kanë mbetur vetëm dy muaj derisa trajnerët e ekipeve të kualifikuara të japin listat përfundimtare të lojtarëve për Kupën Botërore.

Lista paraprake sugjeron se disa emra të mëdhenj mund të mungojnë.

Brazili shkon në Rusi si pretendent, por atyre mund t’i mungojë David Luiz, i cili ka humbur vendin e tij në ekipin e Chelsea dhe gjithashtu Danilo i Manchester City për të njëjtat arsye.

Ekziston edhe një pikëpyetje ndaj Neymar për shkak të dëmtimit të tij dëmtimin e tij.

Një tjetër skuadër e cila është favorite në çdo kompeticion është Gjermania dhe ka pasiguri mbi lëndimin për Manuel Neuer.

Nga lojtarët, Gotze, Reus dhe Weigl gjithashtu nuk janë të sigurt nëse do jenë pjesë e listës.

Argjentina ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh që mund të mungojnë në listën e Sampaolit pasi ai nuk duket qartë se cili është formacioni i tij më e mirë.

Në skuadrën e fundit të përfolur, Dybala nuk u përfshi, ashtu si edhe Icardi.

Ndërkohë të tjerët që mbetën jashtë ishin Pastore dhe Rulli.

Anglia Ka gjithmonë shumë shpresë përpara Kupës së Botës. Nuk bëjnë pjesë e listës Cahill dhe Sturridge nga skuadra e përfolu, ndërkohë për Kane nuk diht akoma për shkak të dëmtimit.

Portugalia, kampionët evropianë kanë një ekip të me përfaqësues kryesor Cristiano Ronaldo-n por ai nuk do mund të luajë me Nani, Eder, Pepe ose Renato Sanches.

Skuadra që eliminoi Italinë në play-off mund të shkojë në Kupën e Botës pa Ibrahimoviç. Lojtari tha në të kaluarën se ai nuk do të luante më në nivelin kombëtar, por më vonë ndryshoi mendim kur Suedia u kualifikua në finalet e Rusi 2018 .

Vendimi ka gjasa të jetë i tij.