Mbrapa

Interi merr kreun

Publikuar: 03.12.2017

Interi ka marrë kreun e ligës italiane pas fitores së thellë 5:0 kundër Chievos.

Gjigandi italian ka shfrytëzuar humbjen e Napolit 1:0 kundër Juventusit për t’u ngjitur në vendin e parë të Serie A.

Ivan Perisic ishte heroi i interistëve në këtë ndeshje me “Hat-Trick”.

Reprezentuesi kroat hapi serinë e golave në minutën e 23-të, kurse realizoi edhe dy gola të tjerë në minutat 57 dhe 92.

Golat e tjerë në këtë fitore të thellë të Interit u realizuan nga Mauro Icardi (38’) dhe Milan Skriniar (60’). 

/MediaPress