Mbrapa

Qeveria vendos që stadiumi kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Drenas

Publikuar: 04.12.2017

Qeveria e Kosovës ka votuar pro propozimit të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashit që stadiumi kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Drenas.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ministri Kujtim Gashi ka paraqitur arsyet pse duhet të ndërtohet ky stadium në këtë lokacion.

Ndërsa kabineti qeveritar kanë votuar të gjithë pro dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka konstatuar se stadiumi do të ndërtohet në Drenas.

“Është aprovuar që Zona ekonomike e Gllogocit të caktohet për lokacion për ndërtimin e stadiumit kombëtarv të Kosovës”, ka thënë Haradinaj

 

/MediaPress