Mbrapa

Tottenham: 1 miliard sterlina për stadiumin e ri

Publikuar: 04.12.2017

Kërkimi për financues të rinj nga ana e presidentit të Tottenham Daniel Levy, vijon paralelisht me ndërtimin e stadiumit të ri.

Kërkesa e numrit 1 të klubit londinez, që kishte kontaktuar më parë disa investitorë, të cilët mund të mbështesnin ekonomikisht punimet, dhe më shumë se kurrë, aktualisht kur shpenzimet e reja janë shtuar për ndërtimin e shtëpisë së re të Spurs.

Referuar raportimeve të tabloideve angleze, pas një preventive fillestar pre 400 milionë, preventivi i ri në fakt është më shumë se i dyfishuar, me shpenzimet që parashikohet të tejkalojnë shumën prej miliard sterlina.

Pasi ka disbursuar më shumë se 100 milionë në këstin e parë, klubi tashmë vështron me shqetësim koston finale, si dhe rritjen e buxhetit të kërkuar për të riun “White Hart Lane”.

Një e papritur gjithsesi e kapërdirë nga Levy, që ka deklaruar se ka marrë përgjigje pozitive nga disa financues të besueshëm.

Me të përfunduar vepra, Tottenham do të mund të krenohet jo vetëm se do të ketë një stadium të ri fringo dhe të plotësuar me të gjithë komoditetet e nevojshme, por gjithashtu të krenohet edhe për faktin që do të luajë në stadiumin më të kushtueshëm, jo vetëm në Premier League, por në të gjithë Europën.

Për të amortizuar kostot e ndërtimit dhe ato që do të jenë shpenzimet e administrimit të impiantit të ri, drejtuesit e Tottenham duket se i kanë idetë e qarta. 

/MediaPress