Mbrapa

Coman: Duam hakmarrje kundër PSG-së

Publikuar: 04.12.2017

Coman dëshiron vetëm fitore të martën mbrëma në “Allianz Arena” kundër PSG-së.

Bayern Munich e Paris Saint Germain tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League, francezët si të parët, ndërsa gjermanët nga pozita e dytë.

Sfida e fundit në fazën e grupeve që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, do të jetë më shumë për prestigj për Bayernin, që u turpëruan në Francë në ndeshjen e parë, duke u mposhtur 3:0.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe anësori që po shkëlqen me trajnerin e ri, Kingsley Coman, i cili kërkon hakmarrje.

“Nuk mendoj se këtu ekziston çështja personale me PSG-në, por duhet t’i tregojmë vetes dhe gjithë Evropës që jemi akoma pretendentë për titull, që mund të fitojmë akoma ndeshje të mëdha”, tha ai.

“Duam të dërgojmë një mesazh që Bayerni është aty dhe që ky Bayern dëshiron të fitojë Champions Leaguen”.

“Do japim maksimumin për të arritur një rezultat të mirë dhe të fitojmë pastër, ky është synimi ynë. PSG e ka vendin e parë në dorë, u mjafton që mos mposhten thellë”, theksoi mes tjerash Coman 

/MediaPress