Mbrapa

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve që zhvillohen sonte

Publikuar: 05.12.2017

Sonte dhe nesër zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq sonte, spikat derbi mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain në grupin G, ku këta të parët kërkojnë hakmarrje pas humbjes që parisienët ia kishin shkaktuar në ndeshjen e parë.

Atletico Madrid në grupin C kërkon të bëjë mrekullinë dhe të vazhdojë garën me një fitore ndaj Chelseas dhe me shpresën se Roma lëshon pikë si nikoqir i Qarabagut.

Më poshtë gjeni 8 ndeshjet që do të zhvillohen sonte nga katër grupe:

AS Roma - Qarabag
Barcelona - Sporting
Bayern - Paris SG
Benfica - Basel
Celtic - Anderlecht
Chelsea - Atl. Madrid
Man. United - CSKA
Olympiakos - Juventus 

/MediaPress