Mbrapa

Dortmund në telashe pas lëndimit të lojtarit

Publikuar: 05.12.2017

Lajm i keq nga infermieria e Borussias së Dortmund për Maximilian Philipp. 

23-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e të shtunës së kaluar ndaj Bayer Leverkusen, që përfundoi në barazim 1-1, duke u detyruar të braktiste fushën që në minutën e 8-të.

Pas ekzaminimeve më të detajuara, klubi verdhezi ka njoftuar se Philipp do të qëndrojë për disa muaj jashtë.

Në të njëjtin takim edhe Gonzalo Castro ka pësuar një dëmtim të ligamentit të jashtëm të kaviljes, po që fatmirësisht nuk është shumë i rëndë, me futbollistin që do të mungojë vetëm një javë. 

/MediaPress