Mbrapa

Rusia përjashtohet nga Olimpiada e 2018

Publikuar: 05.12.2017

Rusia është ndaluar të konkurrojë në Olimpiadën Dimërore të vitit të ardhshëm në Pyeongchang nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Megjithatë, atletët rusë do të lejohen të konkurrojnë në Korenë e Jugut nën një flamur neutral e jo atë të përfaqësueses.

Presidenti i KON-it, Thomas Bach ka konfirmuar se atletët rusë duhet të garojnë me flamur neutral, ashtu siç garuan në lojërat verore në Rio gjatë vitit 2016.

Suspendimi i Rusisë është bërë për shkak të përhapjes së dopingut te sportistët e këtij shteti.
 

/MediaPress