Mbrapa

12 ekipet që janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League

Publikuar: 05.12.2017

Gjatë mbrëmjes së sotme janë mësuar emrat e tetë ekipeve që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa, tashmë pavarësisht se kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar, janë kualifikuar edhe Basisktas, Manchester City, Real Madridi dhe Tottenhami, pra 12 në total.

Lajmi i mbrëmjes është eliminimi i Atletico Madridit, kurse Roma është kualifikuar si e para, Chelsea nga pozita e dytë në grupin C.

Nesër (të mërkurën) do të mësohen edhe emrat e katër klubeve tjera që do të kualifikohen në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, para se të hidhet shorti të premten.

 

/MediaPress