Mbrapa

Besim Hasani dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Publikuar: 06.12.2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka treguar arsyet e dhënies së këtij çmimi.

"Në prag të trevjetorit të anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin, për kontributin e tij në suksesin e sportit kosovar. Sportistët na kanë përfaqësuar denjësisht kudo në botë", ka shkruar presidenti. 

/MediaPress