Mbrapa

Messi kundër Sampaolit: Na duhet Higuain në Botëror

Publikuar: 07.12.2017

Lionel Messi ka zgjedhur një intervistë për mediet argjentinase, që t’i çojë një sinjal trajnerit Sampaoli. 

Ylli argjentinas ka sugjeruar se kombëtares së tij, në Botëror i duhet edhe Gonzalo Higuain.

“Higuain duhet të jetë me ne në Botëror, sepse është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe këtë po e tregon çdo javë te Juventusi. Besoj se kjo periudhë jashtë kombëtares i ka bërë mirë dhe e kam vënë re se tani po i bën gjërat ndryshe”, tha Messi.  

/MediaPress