Mbrapa

Vajza nga Kosova ia merr zemrën Sadikut

Publikuar: 10.01.2018

Armando Sadiku nuk është më beqar!.

Ai tashmë është fejuar dhe zemrën ia ka marrë një fanse e tij.

Mësohet se ai është fejuar me një vajzë të quajtur Elona me origjinë kosovare, me profesion dentiste dhe jeton në Gjermani.

Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë, shkruan Infoelbasani.al.

Lajmin e fejesës e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit.

Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve në 30 dhjetor, por çdo gjë është mbajtur private.  

/MediaPress