Mbrapa

Mbrojtësi i majtë i Juventusit në radarin e PSG

Publikuar: 10.01.2018

Paris Saint-Germain thuhet se është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit Alex Sandro, por çdo transferim do të zhvillohet në verë.

Chelsea po nxitonte të nënshkruante verën që lamë pas me brazilianin, por ai përfundimisht vendosi të mbetej me Bianconerët.

Megjithatë, mbrojtësi i majtë ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re në Torino, duke ushqyer spekulime se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Zonjën e Vjetër.

Sipas calciomercato.com, PSG janë të gatshëm ta nënshkruajnë me atë, ndonëse çdo marrëveshje do të duhet të presë deri në verë.

Pas nënshkrimit të Neymarit prej 222 milionë euro këtë vit dhe huazimit prej 180 milion euro me detyrimin për të blerë Kylian Mbappé, klubi francez nuk mund ta kalojë këtë muaj në qoftë se duan të përmbushin objektivat të Fair Play Finaciar.

Megjithatë, ata planifikojnë të balancojnë ekulibrat në verë duke shitur lojtarët si Lucas Moura, Javier Pastore dhe Angel Di Maria, dhe kjo mund t'i lirojë ata për të bërë një lëvizje për Alex Sandro.  

/MediaPress