Mbrapa

Feronikeli me kryetar milioner (Foto)

Publikuar: 10.01.2018

Feronikeli është bërë edhe zyrtarisht me kryetar të ri të klubit.

Naser Rama është konfirmuar kryetar nga faqja zyrtare e klubit.

“Sot bordi i KF Feronikelit në mbledhjen e parë të këtij viti zgjodhi kryetarin e ri Naser Ramën, ndërsa nënkryetar i parë u zgjodh ish kryetari Agim Kastrati. Bordi me votë unanime zgjodhi kryetarin i ri Naser Ramën, biznismen mjaft i njohur në Mal të Zi, i cili jeton dhe veprimtarin biznesore e zhvillon kryesisht në qytetin turistik të Budvës. Presidenti Rama në fjalimin me rastin e marrjes së detyrës së re tha se obligimi i vetëm i lojtarëve dhe klubit janë rezultatet dhe suksesi në fushë. Ai zotua se për të gjitha obligimet e tjera do të kujdeset personalisht.

Strukturat e reja të KF Ferronikelit po punojnë me intensitet të shtuar për të rikuperuar kohën e humbur nga dorëheqjet zinxhirë që habitën sportdashësit e Kosovës e veçanërisht ata të Drenasit. Lojtarët, Trajneri Munishi, si dhe stafi i klubit theksojnë që me ecurinë e deritanishme janë të bindur te titulli”.  

/MediaPress